Problemet me EULEX-in

Pretendimet e ish-shefit të gjyqtarëve në EULEX, Malcolm Simmons për korrupsion dhe ndërhyrje politike kanë goditur sërish besueshmërinë në misionin më ambicioz të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Akuzat e Simmons dhe ato të ish-prokurores Mariah Bamieh, para dy vjetësh, janë vlerësuar si shprehje e misioneve që janë në prag të shpërbërjes. As premtimi i EULEX-it se para drejtësisë do t’i vërë “peshqit e mëdhenj” nuk u realizua. Në shumë raporte vendore e ndërkombëtare Kosova vazhdon të renditet në mesin e vendeve më të korruptuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pak ditë para shpalljes së gjykimit në njërin nga rastet më të mëdha për korrupsion – atë kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve, gjyqtari britanik Malcolm Simmons shpërtheu në akuza kundër misionit, të cilit i shërbeu për shumë vite.

Në artikullin e publikuar në “Le Monde”, Simmons përmendi edhe Limajn, duke thënë se rasti ishte i kurdisur. Sipas tij, EULEX dëshironte rrëzimin e një pjese të klasës politike, përfshirë ish-zyrtarin e lartë të PDK-së, Limaj.

E pak ditë pas deklaratave të gjyqtarit britanik, gjykata e shpalli të pafajshëm Limajn dhe të tjerët të akuzuar për korrupsion milionësh në Ministrinë e Transportit, në një proces maratonë që zgjati gati tetë vjet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *