BULLIQI: Marrëveshja me Malin e Zi nuk përputhet me vijën kufitare të ish-krahinës

Kryetari i komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se komisioni i tyre ka konstatuar në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes Kosovën dhe Malit të Zi në Vjenë 26 gusht 2015, nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës.

Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur punën e ish-komisionit, duke thënë se nuk ka marrë për bazë shumë materiale dhe si rezultat i këtyre të gjeturave në punën e ish komisionit, komisioni ka nxjerr këtë konstatim.

Bulliqi siguroi se asnjë nga dokumentet që do të prezantohen sot nuk i kanë prodhuar ata por institucionet më kredibile të kohës dhe se ato nuk mund t’i zhvlerësojë askush./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *