Më 23 dhjetor miratohet dorëheqja e Gruevskit

Më 23 dhjetor do të miratohrt dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i liderit të VMRO-DPMNE-së, kur edhe pritet të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i partisë.

Organizator për Kongresin ku pritet të zgjidhet pasardhësi i Gruevskit, Komiteti Ekzekutiv i partisë ka caktuar ish-ministrin Spiro Ristovski dhe anëtaren e Kryesisë së ngushtë të partisë, Svetlana Kolariq. Në Kongresin e 23 dhjetorit, siç merr vesh gazeta KOHA, do të zgjidhen edhe anëtarët e rinj të Komitetit ekzekutiv, pasi një numër i konsiderueshëm tashmë kanë deponuar dorëheqjet.

Ndryshe, Gruevski ka drejtuar VMRO-në për 14 vite – nga viti 2003 kur e zëvendësoi Lubço Georgievskin, ndërsa katër herë është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë. Së fundmi, ai është pjesë e tre lëndëve gjyqësore të inicuara nga Prokuroria Speciale. (koha.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *