Man.City arrin rekordin 129-vjeçar në Angli

Lavdërimet për sezonin që po nënshkruan Mançester Siti i Guardiolës tashmë po mbarojnë. Me fitoren e kësaj fundjave, 2-1 kundër Uest Hem, “qytetarët” shtuan disa rekorde në sezonin e tyre historik. Tri pikë të shënuara në “Etihad” kundër “hammers”  mjaftuan për ekipin e Mançesterit të bëhej i barabartë me fillimin më të mirë në 129 vitet e historisë së kampionatit anglez të futbollit (14 fitore dhe 1 barazim pas 15 javësh), vendosura nga Totenhemi në vitin 1960.

Këtë gjë e konfirmoi Mister Çip në llogarinë e tij në “Twitter”. Statisticieni i njohur anglez, gjithashtu, vuri në dukje një tjetër rekord të mposhtur nga Pep dhe skuadra e tij. Duke shtuar 4 ndeshjet e fundit të sezonit 2016-2017 dhe 15 ndeshjet e para të sezonit 2017-2018, “qytetarët” nënshkruan serinë më të mirë kombëtare të 19 ndeshjeve radhazi (18 fitore dhe 1 barazim) të ndonjë klubi në historinë 129 vjeçare të divizionit të parë anglez. Përveç kësaj, Mançester Siti është pjesë e vetëm 4 ekipeve, që mbeten të pamposhtur këtë sezon në Evropë, me 14 fitore dhe një barazim, duke u bashkuar me Interin (12-3-0), Barcelona (11-3-0) dhe Atletiko Madrid (8-6-0). Udhëheqës absolut të Premier Ligë, me 43 pikë, kanë ndjekës të tyre më të afërt Mançester Junajted të Murinjos, me 8 pikë më pak. Megjithatë, “qytetarët” do të kenë mundësinë të zbresin fundjavën tjetër në “Old Trafford”, skenën e një prej klasikeve të Mançesterit me më shumë pritshmëri të kohëve të fundit. Vetëm se para përplasjes me “djajtë e kuq” të Murinjos, Mançester Siti ka siguruar një tjetër rekord për Pep: 14 fitore radhazi dhe kështu kapërcen 13 fitoret radhazi të Arsenalit të Venger në sezonin 2000-2001.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !