Ja pse qajmë kur qërojmë qepën

Çdokush që ka provuar të gatuajë një vakt që përmban qepë, e ka përjetuar ndjesinë e djegies së syve dhe lotëve që dalin ndërsa po e prisni atë.
Por përse na bën qepa të qajmë? Përgjigjia qëndron tek avujt që qepa përmban. Kur ju prisni një qepë, ju jeni duke prerë edhe qelizat e saj të cilat më pas lëshojnë përmbajtjen e tyre.

Enzimat më pas bashkohen me acidet sulfenike dhe prodhojnë përbërje squfuri të cilat përhapen drejt e në sytë tuaj.

Ky gaz i bezdisshëm bashkëvepron me lëngun në sytë tuaj dhe formon acidin sulfurik i cili ju shkakton lotë.

Megjithatë ka disa mënyra sesi ta shmangni këtë ndjesi. Vendoseni qepën në mikrovalë për 30 sekonda para se ta prisni dhe ajo do të çaktivizojë enzimat që shkaktojnë djegien.

Megjithatë nuk duhet të harrojmë që qepët kanë edhe shumë përfitime të mira shëndetësore. Ja cilat janë disa benefite të rëndësishme të qepës:

1- Ka veprime antitumoriale : Falë përqendrimit të lartë të antioksidantëve, qepa ka një aksion antikancerogjen në trupin tonë.

2- Metabolizmi i shpejtë: Përveç vitaminës C dhe shumë mineraleve të tjera, qepa përmban shumë enzima që ndihmojnë tretjen dhe stimulojnë metabolizmin.
3- Hormonet e humorit të mirë: Acidi folik që ndodhet në qepë ndihmon në parandalimin e akumulimit të një aminoacidi i quajtur omocisteina, që ndërhyn në prodhimin e të ashtuquajturave hormone të humorit të mirë.
4- Ka aksion diuretik dhe antibakterial: Falë përmbajtjes në sasi të mëdha të flavonoidit, e ndihmon trupin në veprimin e saj diuretik.
5- Keqtretja? Qepa krudo, pra e papërpunuar, u vjen në ndihmë atyre që vuajnë nga urthi.
6- Flokë të shëndetshëm: Përsëri falë vitaminës C, e cila është e domosdoshme për të prodhuar dhe për të garantuar shëndetin e kolagjenit.
7- Antiglukozë: Kontribuon në uljen e glukozës në gjak dhe redukton dozat e insulinës për ata që kanë nevojë./Faktoman.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !