Shqiptarët e Shkupit kthyen kokulur Vardarin – Shkëndija “fluturon” në tabelë

Stadiumi Çair ka qenë i pakalueshëm për kampionin në fuqi, Vardarin nga Shkupi. Skuadra shqiptare Shkupi tregoi zemër të madhe dhe triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Vardarit, në ndeshjen e javës së 18-të të Kampionatit të Maqedonisë. Futbollistët shkupjan treguan shpirt luftarak e lojë cilësore, duke fituar tri pikë që nuk maten as me ari.

Jasharovski (62’) e Stojkovski (83’) siguruan tri pikë për Shkupin, që mban e gjashtë me 23 pikë, kurse Vardari mbetet gjithnjë e më larg titullit, tani renditet në pozitën e dytë me 32 pikë, por ka dy takime me pak e 14 pikë me pak se Shkëndijan e Tetovës, kampione vjeshtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !