Stërvitja në kushte ekstreme e policisë kineze (FOTO LAJM)

“Një stërvitje e fortë sjell polici të fortë”, ky është slogani i policisë kineze, stërvitja rutinë e së cilës është shumë ekstreme

 

Ushtarët janë gjysmë të zhveshur ndërsa shihen duke bërë trajnime të ndryshme nga vrapimi deri tek zvarritja nëpër dëborë.

Forcat e Armatosura të Policisë kineze po marrin pjesë në një trajnim ekstrem të ftohtë 30 ditor që zhvillohet çdo vit.

Ushtarët mbajnë armët e tyre ndërsa zvarriten përmes dëborës së ftohtë dhe akullit në Heihe, Kinë veriore.

Deri këtu duket gjithçka normale, por e jashtëzakonshmja vjen kur mësohet se stërvitja kryhet në temperatura -25 gradë Celsius. /albeu.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !