Si mund të ndalojmë dhimbjen e kokës

Çdo kush qe ka pasur dhimbje koke ( dhe kjo është 90% e popullsisë sipas disa vlerësimeve) e di që mund të shkaktojë shumë bezdisje dhe efekte negative. Lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është dhimbja nga tensioni qe mundt te shkaktohet duke e mbajtur qafën në një pozicion të tendosur. Një tjetër lloj dhimbje koke është migrena e cila është intensive dhe kronike. Një mënyrë trajtimi për këto dhimbje koke janë medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Megjithatë një vend të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjes së kokës janë dhe mënyrat natyrale.

1. Pushoni

Dhimbjet e kokës shpesh janë shenja që paralajmërojnë se ju duhet të pushoni. Shtrihuni në një dhomë të errët, të ajrosur mirë. Nëse ju mundeni flini një orë apo me shumë.

2. Konsumoni vakte të vogla gjatë ditës

Nëse ju nuk keni ngrënë asgjë për një kohë të gjatë, dhimbja e kokës mund të jetë si rezultat i sasisë së ulët të sheqerit në gjak. Disa hulumtime tregojnë se ushqimet e pasura me magnez, të tilla si spinaqi, vaji i ullirit, farat e lulediellit ose kungullit, mund të jetë veçanërisht e dobishme. Është mirë që të konsumohen vakte të vogla gjatë gjithë ditës në vend të atyre 3 vakteve të mëdha si mëngjesi, dreka, darka.

3. Vendosja e kompresave te ftohta me akull në pjesën e ballit.

Shtrihuni dhe vendosni sipër ballit ose sipër syve një kompresë të ftohtë. Mund të keni një lehtësim të përkohshëm nga dhimbja bezdisëse e kokës madje mund t’u ndihmojë dhe në zhdukjen e dhimbjes.

4. Bëni një dush të ngrohtë

Nëse zgjoheni me dhimbje kokë në mëngjes. Ajo që do ju bënte punë është një filxhan kafe (për ata që e konsumojnë kafen), një mëngjes i mirë dhe me pas një dush i ngrohtë. Nëse keni dhimbje koke që lidhet më dhimbjen e sinuseve apo nga i ftohti, dushi i ngrohtë do ju ndihmojë në lehtësimin e sekrecioneve të hundës.

5. Bëni masazh

Masazhi është një mënyrë e mirë për të lehtësuar dhimbjen e kokës. Kjo pasi ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut .

6. Akupunktura

Sipas praktikave tradicionale të mjekësisë kineze, duke aplikuar presion në një pikë në anën ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit tregues mund të ndihmojnë lehtësimin e dhimbjeve të kokës

7. Qëndroni të hidratuar

Dhimbja e kokës është nga shenjat e dehidratimit. Për të qenë të sigurte që konsumoni lëngje është mirë që të konsumoni lëngje jo vetëm gjatë ushqimit apo gjatë aktiviteteve fizike por gjatë gjithë ditës.

8. Mbani në kontroll peshën e trupit

Të qenit mbipeshë mund të rritë shanset e shfaqjes së dhimbjes se kokës sipas studimeve të vitit 2013 nga universiteti John University.

9. Mbani në kontroll nivelin e stresit

Sipas një studimi gjerman i vitit 2014 sa më shumë stres të keni në jetën tuaj të përditshme aq me shumë dhimbje koke to të keni. Pjesëmarrësit e renditën nivelin e tyre të stresit nga 1 në 100 dhe gjithashtu raportuan frekuencën dhe llojet e dhimbjeve të kokës që ata përjetuan. Për çdo rritje me 10 pikë në shkallën e stresit numri mesatar i dhimbjeve të kokës u rrit më 6.3% për dhimbjet e kokës nga tensioni dhe 4.3% nga migrena.

10. Konsumoni kafeine(por jo me tepricë)

“Pirja e një filxhan kafeje në shenjat e para të dhimbjes së kokës është një truk shume i vjetër, sepse kafeina mund të ndihmojë në zbutjen e efekteve dhe te jete shumë e dobishme në fazat e hershme të dhimbjes së kokës”- shprehet Dr.Loder ” Por e rëndësishme është mos e teproni sepse trupi juaj mund të krijojë një tolerancë në lidhje me kafeinën.

11. Ndaloni për pak punën në kompjuter

Tendosja e syve mund të mos jetë shkaktari kryesor i dhimbjeve të këqija të kokës, thotë Dr. Loder , por ai beson se e ndenjura për një kohë të gjatë para kompjuterit mund të bëjë njerëzit më të ndjeshëm ndaj tyre.

12. Mos qëndroni gjatë në diell

Doni të shkoni në plazh në një pasdite të nxehtë verë? Atëherë, merrni masa: merrni me vete sa më shumë lëngje dhe çadrën e plazhit nëse vuani nga migrena.

13. Ushtrohuni rregullisht
Stërvitja mund të jetë një ide shumë e mirë kur jeni me dhimbje koke. Ushtrimi i mire dhe i rregullt mund tju ndihmojë që të keni më pak dhimbje koke.

14. Evitoni përtypjen e camcakezin

Përtypja kronike e camcakezit bën që nofullat tuaja të sforcohen shumë, të lodhën, dhe si rrjedhoje e kësaj mund të fillojë dhimbja e kokës. Ky rezultat u konkludua nga një studim i vitit 2014 nga universiteti i Tel Aviv.

15. Evitoni situatat stimuluese të dhimbjes së kokës

Një tjetër shkak i zakonshëm i migrenës është çdo gjë shumë e shndritshme, e shpejte, ose që bie shumë në sy -shprehet Dr.Loder: “Zhurmat, aromat e forta të parfumit, shikimi i një filmi aksion në vend të errët janë shkaqe të njohura që nxisin migrenën. Më e mira e mundshme është ti evitoni këto situate sa më shumë të jetë e mundur.

16. Mbani një regjim të rregullt të gjumit

Migrenës nuk i pëlqejnë ndryshimet, dhe kjo zakonisht kur ju devijoni nga rutina juaj normale. Një nga shkaktarët e migrenës është dhe fjetja pak. Por duhet theksuar gjithashtu se dhe e fjetura shume, gjithashtu nxit migrenën. Me e mira e mundshme është që ju të mbani konstante orën kur shtriheni për të fjetur me atë që ngriheni në mëngjes, madje dhe në fundjavë.

17. Të merren parasysh vitaminat
Shumë studime sugjerojnë se disa suplemente të dietës suaj ushqimore dhe vitaminat mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjes së përsëritur të kokës. Koenzima Q10, një vitaminë gjendet te mishi dhe prodhimet e detit, gjithashtu dhe magnezi kanë treguar se mund të ndihmojnë në uljen e frekuencës së dhimbjes së kokës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *