Identfikohet trupi i personit i gjetur në rrugën lokale Strimnicë-Zhelinë

Policia ka zbuluar identitetin e trupit të pa jetë i gjetur pranë rrugës lokale Strimnicë-Zhelinë dhe i përket personi B.I 30 vjeëar nga fshati Lubeten i Shkupit, ka informuar zdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Me urdhër të prokurorit publik është bërë obduksioni, ndërsa sipas infprmatave identifikimi ka qenë i rënduar për shkak se personi me vete nuk ka pasur kurfar dokument identifikimi.

Policia informon se tashmë i ndjeri me 14 nëntor nga ana e vëllaut të tij është paraqitur si i zhdukur  pasi një ditë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa policia tani po hulumton se si i ndjeri ka ardhur në vendin ku edhe është gjetur trupi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *