BDI -Gostivar thumbon Taravarin. Ja për çka bëhet fjalë (FOTO)

Dega e
 BDI-së së Gostivarit sërish përmes një reagimi ka drejtuar kritika ndaj punës së kreut të komunës Arben Taravari, ndryshe kuadër i Aleancës për shqiptarët.

“Në kohën kur qyteti i Gostivarit po përballet me pasojat nga të reshurat e fundit atmosferike, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vazhdon të qëndron nëpër kongrese neurologësh në Beograd.

Derisa Taravari vazhdon të ndjek kongrese për përparim profesional, nxënësit e Shkollës fillore ‘Goce Dellçev’ përballen me ujin që ka depërtuar brenda objektit shkollor. Ishte premtim i tij që pas zgjedhjes për kryetar komune do të riparon çatinë e shkollës, por edhe pas gati gjashtë javësh në këtë post, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim. Ftojmë Arben Taravarin që urgjentisht të kthehet në krye të detyrës dhe të përballet me sfidat që po përballen për çdo ditë qytetarët e Gostivarit”, kanë reaguar nga BDI- dega e Gostivarit, njofton Medial.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *