Sami Luta i akuzuar për rastin “Monstra” pritet të lirohet sonte, Raufi pret lirimin e të gjithëve

Sami Luta, njëri nga të akuzuarit e rastin “Monstra”, pritet të lirohet sot nga paraburgimi të cilin po e mban tashmë katër vite, njofton medial.mk

Luta është në mesin e të akuzuarve për vrasjen e tmerrshme që ndodhi vite më parë te Liqeni i Smilkocit në Shkup, ku në rrethana të dyshimta u shua jeta e katër të rinjve dhe një më të moshuari.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski tanimë ka konfirmuar se vendimi për paraburgimet në rastin “Monstra” do të merret në 15:00.

Sipas avokatit Naser Raufi, Gjykata Supreme tanimë ka konfirmuar se vendimi për paraburgimet në rastin “Monstra” do të merret në 15:00, por i njëjti pret që ky vendim të merret për të gjithë të akuzuarit, e jo vetëm për njërin prej tyre.

“Unë sinqerisht pres që në vendimin e sotëm të preken të gjithë të akuzuarit, dhe jo vetëm njëri prej tyre. Më në fund përfundoj loja mes tre gjykatave se cila duhet ta sjellë vendimin, dhe nëse sillet vendim për të akuzuarit në rastin Monstra, i njëjti pritet të lirohet gjatë natës së sotme dike rreth orës 17:00”, tha për medial.mk avokati mbrojtës Naser Raufi

Për rastin “Monstra”, në paraburgim po mbahen Agim Ismailoviq, Haki Aziri, të cilët gjenden në burgun e Idrizovës. Fejzi Aziri gjendet në burgun e Shtipit kurse Afrim Ismailoviqi, vëllai i Agim Ismailoviqit nga Hasanbegu dhe Alil Demiri nga Haraçina gjenden në arrati në Kosovë. Raporton medial.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !