Reshjet e shiut, rritet niveli i ujit në Vardar

Reshjet e pa ndërprera të shiut në rajonin në Shkupit kanë bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Vardar. Në pamjet e filmuara nga ekipi i Alsat-M shihet rrjedha e rrëmbyeshme e ujit në shtratin e lumit. Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Në Çair rrugët janë të mbushura me ujë me çka ka vështirësuar komunikacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *