LAJMI I FUNDIT/ Kuvendi i hoqi imunitetin 6 deputetëve të VMRO-së, pas pak përfundojnë në paraburgim

Kuvendi i Maqedonisë i hoqi mandatin gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE, me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1, pasi që ata dyshohen për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, informon INA.

Imuniteti i është hequr deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe njërit deputet të Partisë Socialiste: Krsto Mukovski, Zhaklina Peshevska, Luben Arnaudov, Lupco Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Sasho Vasilevski. Për heqjen e imunitetit u votua me 67 vota për, ndërsa VMRO-DPMNE nuk ishte e pranishme në seancë. Gjykata Themelore e Shkupit ka kërkuar masën e paraburgimit për gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Kjo parti ka paralajmëruar se planifikon që që t’i bojkotojë të gjitha seancat kuvendore përderisa të arrestuarit për ngjarjet e 27 prillit ndodhen në paraburgim. Për momentin të gjithë anëtarët e VMRO-së ndodhen në selinë e kësaj partie ku po diskutojnë lidhur me ngjarjet aktuale. Përveç kësaj edhe sot janë ftuar aktivistët e saj në protestë dhe kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !