Gruevski dorëhiqet nga pozicioni i kryetarit të VMRO-DPMNE-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për portalin e afërt me partinë e tij “Kurir”, ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga pozicioni i kryetarit të partise.

Ai porosit se LSDM-ja një ditë do t’i bie pishman për këtë që po e bën, ndërkaq populli do ta kthejë shtetin.

“Unë në mbrëmjen pas rrethit të parë të zgjedhjeve tregova se si kryetar i partisë e mbaj përgjegjësinë më të madhe. Pastaj në intervistë televizive sqarova se gjithmonë një ekip që garon, qoftë ai politik, sportiv, në biznes apo ngjashëm, përgjegjësinë më të madhe e mban lideri. Ata që mirë më njohin dhe ata që mirë i kuptojnë porositë e mia politike më kanë kuptuar. Pavarësisht se si do të jetë analiza e zgjedhjeve, madje edhe nëse ashtu që është objektiv faji im ose më i vogël, ose madje nëse konstatohet se nuk kam faj objektiv për humbjen, unë do të jap dorëheqje përpara organeve të partisë”, thotë Gruevski.

Gruevski shton më tej se analiza pritet të mbarojë për një ose dy javë, ndërkaq “dorëheqja e tij mundet dhe nuk është patjetër që të lidhet me analizën, pasi që nuk lidhet me përfundimin e saj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !