Ekskluzive: Foto e drogës nga laboratori drogave sintetike në Tetovë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kumtoi se duke realizuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar në procedurë parahetimore me Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, zbuloi instalim të laboratorit më të madh për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike në Evropën Juglindore. Alsat-M arriti të sigurojë një foto ekskluzive nga substanca narkotike që prodhohej në këtë laborator.

Për koordinim të hetimit paralel tejkufitar dhe bashkëpunimit është formuar Ekip i përbashkët hetimor i organeve të të dy shteteve.

“Gjatë ditës së djeshme, në rajonin e Tetovës dhe Shkupit, Prokuroria publike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të RM-së – Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar kreu aksion me ç’rast është zbuluar i tërë instalimi për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike dhe janë konfiskuar sasi të mëdha të drogës sintetike, si dhe lëndë të para për prodhimin e saj”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Bëhet fjalë për grup të organizuar kriminel, i përbërë nga shtetas të Republikës së Serbisë dhe shtetasve të Maqedonisë, i cili merret me prodhim të paautorizuar, përpunim, posedim, bartje, ndërmjetësim në shitje apo blerje, si dhe në mënyrë tjetër lëshim i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve. Në të njëjtën kohë, nga ana e grupit në Tetovë ishte pajisur me laborator ilegal për prodhim të drogave sintetike dhe prekursorëve, me qëllimin për shitje të mëtutjeshme dhe organizim të dërgesës së të njëjtave në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Serbisë dhe në vende të tjera.

Agjencia e lajmeve Tanjug, ndërkaq, transmeton se pas hetimit të përbashkët disamujor në aksionin e kryer të MPB-së së Serbisë dhe Maqedonisë, janë arrestuar tetë anëtarë të grupit të organizuar kriminel, mes të cilëve edhe organizuesi i grupit Millan Zarubica.

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq me rastin e aksionit të përbashkët të policisë së Serbisë dhe Maqedonisë theksoi se ky është ndër rezultatet më të mira në konfiskimin e drogave sintetike.

Stefanoviq deklaroi se pret që ky aksion sipas të gjitha gjasave të vazhdojë në territorin e Turqisë, ku në bashkëpunim me policinë e atij vendi erdhi edhe deri te identiteti i blerësve potencial.

Në aksion, krahas konfiskimit të njërit prej laboratoreve më të mëdha në Tetovë, është zbuluar edhe një laborator i grupit në territorin e Serbisë.

Këtë vit ky është grupi i dhjetë i organizuar kriminal i shkatërruar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !