Adili: Do të vazhdojmë të punojmë që edhe rastet tjera të zbardhen dhe të triumfojë drejtësia 

Zulfi Adili-Qufa, sekretarë shtetërorë në ministrinë e Drejtësisë, ka reaguar nëpërmjet rjetit social duke përshëndetur vendimin e gjykates supreme e cila i shpalli të pa fajshëm të akuzuarit e rastit Monstra.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe shkrimin e plotë…..

-Vendimi që të mbrohen në liri të akuzuarit e rastit të dyshuar si të montuar është një hap afër vendosjes së drejtësisë për këtë proces gjyqësor i cili u stërzgjat duke mbajtur peng për thuajse 6 vite të akuzuarit e këtij rasti. Kështu duhet të jetë kur institucionet duhet të çlirohen nga politika e kapur që shtrinte kapjen në çdo fushë, e bile edhe në drejtësi. Institucionet duhet të çlirohen nga sindroma e kapjes dhe të vihen në shërbim të qytetarëve, duke ua kthyer besimin qytetarëve në shtetin ligjor, para të cilit të gjithë do të jemi të barabartë dhe të pafajshëm, përderisa nuk vërtetohet fajësia e dëshmuar, jo fajësia e inskenuar. Duke besuar se e vërteta do të del në shesh, Juve që sonte u kthyet në gjirin e familjeve Tuaja dhe kthyet gëzimin jo vetëm te familjet Tuaja, por edhe te të gjitha familjet tona, te ne që besonim se ishit të pafajshëm dhe asnjëherë nuk ndaluam së punuari dhe vepruari për këtë ditë, duke sjellë gëzimin e pritur te të gjithë njerëzit me zemër të mirë. Por kjo nuk duhet të përfundojë këtu. Do të vazhdojmë të punojmë që edhe rastet tjera të montuara të zbardhen dhe të triumfojë drejtësia.
Vetëm drejtësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !