LAJM I FUNDIT/ Vesel Memedi bashkëorganizator i mbrëmjes së përgjakshme të 27 Prillit?!

Burime policore njoftojnë se deputeti shqiptar tek i cili u bastis ditë më parë, ka qënë njeriu i VMRO-DPMNE-së brenda shumicës parlamentare. Memedi ka njoftuar VMRO-në përmes Trajko Veljanoski për çdo lëvizje të kësaj shumice dhe sidomos për veprimet e ish partnerit të tij të koalicionit, Ziadin Sela. Ai ka qënë personi kryesor që ka dekonspiruar lëvizjet e Ziadin Selës.

Këto burime shpjegojnë se hetimi që ka nisur ndaj deputetit Vesel Memedi, do të saktësojë dhe nxjerrë në pah rolin e tij në natën e përgjakshme të 27 Prillit. Ekzistojnë prova të fuqishme se Vesel Memedi ka kontaktuar me VMRO ku i ka njoftuar ato paraprakisht dhe iu ka treguar planin për zgjedhjen e kryeparlamentarit më 27 Prill, me çka nga partia e Gruevskit kanë organizuar grupet e huliganëve dhe të ashtuquajturit “Tvrdokorni” dhe kanë bërë planin për sulmin. Dukej qartë se plani për sulmin në Kuvend ka qënë mirë i përgatitur dhe i orkestruar nga VMRO, ndërsa për detajet dhe informatat rreth lëvizjeve të shumicës së re parlamentare është kujdesur Vesel Memedi.

Në ditë në vijim priten detaje të reja rreth hetimit në fjalë, por një gjëbështë e sigurtë, bashkëpunimi i Vesel Memedit me Trajko Veljanoskin dhe VMRO do të dalë në shesh.

Një nga mesazhet nga telefoni i Memedit drejtuar funksionerit të VMRO-së thotë: ” Sot zgjidhet kryetari i kuvendit…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *