Sirianët po hanë mbeturina për të mbijetuar

Sirianët kanë filluar të hanë mbeturina për të mbijetuar, ndërsa shumë fëmijë flenë të uritur. Kjo është publikuar në një raport të Programit Ushqimor Botëror të Kombëve të Bashkuara, raporton Huffingtonpost.

Imazhet e Sahar Dofdaa, një vajzë që vdiq muajin e kaluar tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare për gjendjen e vështirë të 400 mijë banorëve nga Siria.

Ndërsa miliona familje amerikane ulen për të shijuar festën e Falenderimeve këtë javë, burrat, gratë dhe fëmijët e Ghouta janë në mëshirën e regjimit të Presidentit Bashar al-Assad.

Ata ushqehen me ushqim kafshësh dhe me ushqime të skaduara.

Qindra civilë – më shumë se gjysma e tyre fëmijë – kanë vdekur nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve që nga fillimi i rrethimit në 2013, tha raporti i Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut muajin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !