Ky është fshati shqiptar ku çdo familje ka një anëtar jashtë shtetit !

Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit e fshatit shqiptar mendojnë për veten e tyre se jetojnë në një nga lagjet e veta, sipas dailymail.

Rrethuar nga malet me dëborë, Kruma ‘ka rrëmbyer’ periferinë më të vështirë në Londër.Zyrtarët thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani dhe zakonisht edhe një tjetër pritet që të shkojë atje, transmeton lajmi.net.Fëmijët e fshatit kanë shkuar në mënyrë të paligjshme në Britani, qoftë përmes kontrabandimit apo edhe me ndihmën e prindërve, duke paguar kështu deri në 12 mijë euro për të arritur qëllimin. Sipas prindërve, dërgimi i fëmijëve atje është shpresa e vetme për një ardhme të sigurt.
Ish-polici Isa Rexha nuk e ka parë djalin e tij për dy vjet, që nga mosha 15 vjeç. ‘’Na mungon me gjithë zemër, por ne nuk duam që ai të mbetet në shtëpi, nuk mund ta përballojmë,’’ thotë Rexha. I riu jeton me prindër kujdestarë në jug-perëndim të Londrës dhe merr shkollim të financuar nga shteti ndërsa stërvitet që të bëhet hidraulik. Vitin e ardhshëm, një seancë emigrimi do të vendosë nëse do t’i japë leje për të qëndruar, mirëpo nëse rasti i tij refuzohet ai është zotuar se do të qëndrojë në mënyrë të paligjshme në Britani.Duke i pasur në dorë paratë e dërguara nga vëllezërit në Britani, Liman Morina me shaka thotë: ‘’Shqipëria është vetëm një lagje e Londrës.’’Zyrtarët e arsimit në krahinën lokale të Kukësit pretendojnë se 834 adoleshentë braktisën shkollën ndërmjet viteve 2013-2016 për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !