Arabia Saudite ndalon selfie-t, fotografitë dhe videot në dy xhamitë më të shenjta të islamit

Arabia Saudite ka ndaluar pelegrinët që të bëjnë selfie në dy xhamitë e shenjta.

Sipas medies indoneziane “Jakarta Post”, vizitorët në Xhaminë e Madhe të Mekës dhe Xhaminë e Medinës, e ashtuquajtur Xhamia e Profetit, do të ndalohen të bëjnë foto apo video.

Autoritetet saudite thanë se ky ndalim do të shmangë shqetësime të panevojshme për besimtarët e tjerë.
Pelegrinët tashmë nuk do të mund të ruajnë kujtime fotografike, ndërsa rojet e sigurisë në dy vendet e shenjta janë urdhëruar që të konfiskojnë kamerën apo aparate të tjera nëse është e nevojshme në rast të një thyerje të këtij rregulli.

Historikisht, Arabia Saudite ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me selfie-t.

Vitin e kaluar, anëtar i Këshillit të Saudit të Dijetarëve të Lartë, Saleh bin Fawzan al Fawzan, denoncoi ata që kënaqen “duke bërë fotografi me macet”, duke u ankuar se fotografitë me mace ishin “përhapur në mesin e njerëzve që duan të jenë si perëndimorët”.

Kleriku më pas sqaroi se “fotografimi është i ndaluar nëse nuk ndodh për një nevojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !