Tentoi të futet me dhunë në zyrat e Shërbimit Sekret rus, emigranti sulmoi agjentin – por e pësoi keq (Video)

Një moment bizar ka ndodhur në ndërtesën kryesore të shërbimit sekret rus të njohur si FSB.

Brenda ambienteve të kësaj ndërtese, një emigrant është filmuar duke tentuar të sulmojë agjentin e kësaj agjencie, por e pësoi keq.

Kamerat e sigurisë brenda ndërtesës shfaqin një burrë i identifikuar nga agjencia e lajmeve CEN si Murtazo Makhmudzoda, duke sulmuar agjentin në korridor me qëllim që të futet brenda zyrave të FSB (Federal Security Service) që gjendet në Shën Petersburg.

Në pamjet e regjistruara, shihet agjenti i cili mundohet ta mbroj veten nga burri që mbante gardin mbrojtës të një boksieri profesionist, dhe mezi priste një moment që ta sulmojë.

Por, pas tentimeve të dështuar për ta goditur agjentin, emigranti nga Azia e pëson keq kur e gjen veten në tokë nga një shkelm i fuqishëm që i vjen nga agjenti rus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !