MPB KONFIRMON INCIDENTIN E PËRGJAKSHËM NË ÇAIR ..

MPB KONFIRMON INCIDENTIN E PËRGJAKSHËM NË ÇAIR
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmon incidentin e përgjakshëm në Çair. Zyrtarët e MPB-së kanë konfirmuar për Televizionin SHENJA incidentin që ndodhi në Çair rreth orës 22:30, ku mbeti i vrarë një person.
Mirëpo, nga MPB thonë se ekipet e tyre akoma janë duke kryer hetimet në vendin e ngjarjes, andaj akoma nuk mund të zbardhin asnjë detaj.
Mësohet se personi i cili mbeti i vrarë, është Ismet Koka, ndërsa përpos tij, edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !