Sela ka biseduar me Zaevin, ministria e Shëndetësisë do të mbetet te Aleanca

Shkup, 21 nëntor – Aleanca për Shqiptarët (ASH) nuk heq dorë nga Ministria Shëndetësisë dhe ky dikaster do t’i takojë kësaj partie. Ziadin Sela për TV 21 thotë se është takuar me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe ditët në vijim  do të caktohet seanca në parlament për ta zgjedhur ministrin e ri, informon Zhurnal.mk

“Ne jemi marrë vesh në qershor kur është formuar qeveria, kam pasur takime me kryeministrin Zaev, kemi vlerësuar se nuk është e nevojshme që të ketë ndryshime në qeveri. Aleanca Shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri dhe ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Ziadin Sela.

Ziadin Sela edhe një herë qartëson të gjitha dilemat lidhur me pozicionin e partisë së tij, duke thënë se do të vazhdojnë të jetë pjesë e shumicës.

Por, Sela nuk deshi të zbuloi se kush do të jetë trashëgimtari i Arben Taraëarit, i cili në zgjedhjet e fundit lokale u bë kryetar i qytetit të Gostivarit.

“Unë kuptoj dëshirën tuaj për ekskluzivitet ta keni, kështu që emrat të cilët i përmendeni të aleancës ka edhe dhjetëra edhe me qindra të tjerë të cilët po të njëjte si ministri i kaluar Taravari, janë gatshëm për ta marr këtë detyrë”, u përgjigj Sela, në pyetjen e gazetarit.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev nuk ka tentuar të largojë askënd nga kjo shumicë pa dëshirën e tyre, përkundrazi ka ftuar të gjithë aktorët për t’u bërë pjesë e saj.

(Zhurnal.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !