Kryetari i Çairit Visar Ganiu mirëpret kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi nga i cili pranoi urimin e sinqertë për punë të mbarë në misionin për të qenë gjithmonë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe në shërbim të qytetarëve.

Përkrahja e institucionit të Bashkësisë Fetare Islame dhe bashkëpunimi i sinqertë është edhe një sinjal i qartë që përforcon hapërimin në rrugën e zbatimit të reformave zhvillimore.

Kreu i Komunës së Çairit faleminderoi për këtë vizitë kuptimplote Sulejman ef. Rexhepin. Në shenjë mirënjohjeje kreu i BFI-së i dhuroi kryetarit Visar Ganiu emblemën e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !