Përderisa bëhej varrimi i Elidës, pensionisti ka vazhduar punën si dentist (VIDEO)

Tre ditë ai u zhdukë nga jeta publike, por gazeta zvicerane „Blick“ e ka gjetur pensionistin tetëdhjetëvjeçar K. S. në Aargau, ku ai ka ordinancën e vet dhe ka filluar sërish punën.

Krejt pa brenga, ditën e djeshme dentisti tetëdhjetëvjeçar K. S. ka marrë një taksi veturë para ordinancës së vet në Aargau. Pothujase në të njëjtën kohë, viktima e tij Elida Osmani (19), në praninë e madhe të popullatës në Maqedoni është varrosur. Kundërthëniet nuk mund të jenë më të mëdha.

Gjatë drekës, pensonisti K. S. ishte ulur në një kafene, duke konsumuar një gotë verë. Aktualisht, ordinanca e vet është e mbyllur. Ai tashmë ka kohë të mjaftueshme. Të gjithë e njohin në këtë rreth, pasi si dentist ka punuar tre ditë në javë në të njëjtën ndërtesë ku gjendet ordinanca e vet. Ai argëtohet ngapak me personelin e shërbimit të kafenesë. Në dukje të parë, nuk mund të dallohet se para pak ditësh me veturën e vet e kishte goditur për vdekje një vajzë.

Vetëm në momentin që gazetari i „Blick“ prezanton veten, fytyra e tij bëhet serioze. Ai pohon se avokati i ka sugjeruar që të mos japë deklarata, përcjellë portali „Shtegu.com“. Por flet me dëshirë për mbrëmjen fatale të së hënës. Tetëdhjetëvjeçari ka mendim tërësisht personal për aksidentin. Ai ndjehet i paragjykuar dhe është në pritje të hetimeve përfundimtare të autoriteteve përkatëse.

Më pas do të jetë më konkret. Dentisti e përkujton atë mbrëmje: „Ishte errët dhe binte shi. Unë nuk e pashë vajzën, frenova vetëm atëherë kur u dëgjua godtija“. Në atë moment vetura ka marrë drejtimin majtas, ndërsa viktima e ka goditur xhamin e përparmë me kokë. „Ishte tmerr i vërtetë“. Ai menjëherë e ka ndalur veturën dhe ka shkuar në drejtim të viktimës, duke konstatuar se nuk mund të bënte diçka më tepër. Pas pak kohe, ka arritur edhe ekipi i shpëtimit.

Atij i pengojnë fjalët se për këtë aksident ai është fajtor. Vërtetë nuk e ka parë viktimën dhe tashmë përpiqet të mbrohet: „Vajza ka pasur në veshë kufje të mëdha. Të dëgjosh muzikë në komunikacion është e rrezikshme. Për detaje tjera, gazetarit i sugjeron t`i drejtohet avokatit të vet.

Se ai ka drejtuar makinën pa patentë shoferi, nuk dëshiron të tematizojë mëtutje. Është e vërtetë se ka qenë deri në Gjykatën federale zvicerane. Por, deri më sot nuk e sheh të arsyeshme përse është dënuar aq ashpër. Pasi të përfundojë gjithë procedura, ai nuk do të ulet më asnjëherë mbi timon por do të udhëtojë me taksi. (Shtegu.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *