VENDIM SKANDALOZ I KËSHILLIT PREJ 5 GJYKATËSVE TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE !

Edhe pse pretendohej për presion politik të BDI-së ndaj gjykatësve te gjykates administrativ,gjatë shqyrtimit të padive të dorëzuara nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa,për paregullsi zgjedhore gjatë rethit të dytë të Zgjedhjeve lokale të mbajtura në 29.10.2017 këshilli prej 5 gjykatësve i kësaj gjykate në kundërshtim me kodin zgjedhor, gjegjësisht në kundërshtim me nenin 105,117 dhe 151 të kodit zgjedhor, anuloi votimin në vendvotimin nr. 2901 në Komunën e Çairit. Edhe pse në këtë vendvotim nga ana e antarit të këshillit të vendvotimit nga radhët e Lëvizjes Besa po as nga antarët tjer nuk ka pasur asnjë vërejtje as në procesverbal, aq me pak as në afatin ligjor prej 5 orëve,pas nënshkrimit të procesverbalit nuk është parashtruar vërejtje deri te komisioni komunal zgjedhor në Çair.

Mes tjerash me vendimin me te cilin është anuluar votimi në këtë vendvotim nga ana e këshillit të gjykatësve i përbërë nga D.E.N Kryetare e këshillit,dhe anëtarët me iniciale B.AR.A.C , I.A dhe E.N në faqen me nr.3 të vendimit paragrafi 1 ku citohen akuzat e paditësit  Lëvizjes Besa edhe atë : Citojmë : “Në vazhdim të padisë paditësi akuzon se organi i paditur ka qen i obliguar në bazë të kundërshtimit ose në bazë të detyrës zyrtare në pajtueshmëri me nenin 151 paragrafi 1 alinea 1 të Kodit zgjedhor,të vërtetoj se këshilli zgjedhor  a e ka zbatuar votimin në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj.”

Në vazhdim në faqen me nr.5 paragrafi 2 thuhet se : Citojmë: “Të arsyeshme jan pretendimet e paditësit se komisioni shtetëror zgjedhor ka qen i obliguar në bazë të detyrës zyrtare,në pajtueshmëri me nenin 151 paragrafi 1 alinea 1 të kodit zgjedhor,të siguroj materijalin zgjedhor dhe të kryej inspektim në gjithë materijalin zgjedhor për vendvotimin nr.2901 me qëllim që të vërtetoj se këshilli zgjedhor a e ka kryer procesin zgjedhor  në mënyre të përcaktuar me kodin zgjedhor.”

Të ritheksojm se bazë për shqyrtimin e parashtresave për paregullsi zgjedhore nga ana e komisonit shtetëror zgjedhor,sipas kodit zgjedhor është që përfaqsuesi partiak më parë të kishte paraqitur vërejtje në procesverbal ose nëse këtë të drejtë nuk ka mundur ta shfrytezoj atëher,perfaqesusei i Lëvizjes Besa në këtë rast ka pasur të drejt që në afat prej 5 orëve pas nënshkrimit të procesverbalit të paraqes vërejtje deri tek komisioni komunal (neni 105,117 i kodit zgjedhor) të drejta këto që nuk janë shfrytezuar nga Lëvizja besa ,që jep të nënkuptohet se vendimi I Komisionit shteteror zgjedhor me te cilin refuzohet si i pabazë kundërshtimi i Levizjes Besa për vendvotimin 2901, është sjellur në pajtueshmeri me Kodin zgjedhor dhe i njëjti është votuar unanimisht, që don të thotë se edhe antari i Komisionit shtetëror zgjedhor nga radhët e Lëvizjes besa e ka mbështetur këtë vendim.

Në bazë të nenit 148 paragrafi 6 të Kodit zgjedhor parashihet që citojm: “Padinë në Gjykatën administrative parashtruesi duhet ta bazoj në bazë dhe në pretendimet e ngritura në Kundvrshtimin ne baze te te cilit eshte sjellur vendimi i shkalles se pare.” Nga kjo mund te nenkuptohet se Këshilli i Gjykatësve administrativ aspak nuk është dashur të vlerson akuzat të cilat nuk kanë qenë të paraqitura me Kundershimin e Levizjes Besa deri te Komisioni shtetëror zgjedhor në bazë të të cilit KSHZ edhe ka sjellur vendimin. Në vazhdim ju sjellim edhe kopje të Kundershimit të Levizjes Besa deri te KSHZ dhe kopje të Padisë të kësaj partie të dorëzuar në Gjykatën administrative, nga të cilët mund të vlersohet se Levizja Besa në Kundershimin e saj aspak nuk është thirur në nenin 151 te Kodit zgjedhor,që don të thotë se nga Lëvizja Besa aspak nuk është kontestuar procedura e votimit në vendvotim,e që paraqet shkelje flagrante të Kodit zgjedhor,nga gjykatësit që sollën këtë vendim SKANDALOZ !


 

 

Në vazhdim keni PDF Fajl ose linkun e vendimit të këshillit të gjykatësve te gjykatës administrative ↓↓

https://prigovori.sec.mk/Content/UserDocuments/220/Resolution/Remedy/Decision/%D0%BF%D1%80%D0%B5%D1%81%D1%83%D0%B4%D0%B0%20%D0%B3%D0%BE%D0%BB%D0%B5%D0%BC%D0%B0%D1%82%D0%B0%20%D0%91%D0%95%D0%A1%D0%90.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *