Shkëndija nuk di të ndalet, fiton derbin shqiptar dhe dominon kampionatin maqedonas

Sot u zhvillua derbi i Tetovës ndërmjet skuadrave të Shkëndijës dhe Renovës.

Skuadra e Qatip Osmanit fitoi takimin me rezultatin 2:0 me golat e shënuar nga Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani.

Shkëndija e nisi vrullshëm takimin duke sulmuar që në fillim ndërsa Renova po mbrohej dhe tentonte me kundër sulme të shënojë gol.

Golin për 1-0 ekipi i Shkëndijës e gjeti në minutës e 6′ kur pas një assisti të bukur nga Izair Emini shënon Besart Ibraimi me portën bosh.

Shkëndija vazhdoi me sulmet dhe goli i dytë erdhi në minutën e 35′ kur pas një krosimi nga Junior për kapitenin Ferhan “BUBA” Hasani i cili me kokë shënoi dhe dyfishoi shifrat në 2:0

Renova nuk arriti të konkretizojë disa nga mundësitë që i dolën, ndërsa Shkëndija administroi lojën deri në fund duke arkëtuar 3pikë të reja dhe udhëheq kampionatin maqedonas.

Të Dielën ekipi tetovar do të ndeshet me Pelisterin në një ndeshje të vështirë ku do të kërkojë fitoren për të vazhduar super serinë e fitoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !