Lëvizja BESA publikon sot programin

Nga Lëvizja BESA thonë se programi zgjedhor do të publikohet të martën, ndërsa ai do të ndahet në pesë pika kryesore: e para çlirimi i komunave nga partia, e dyta arsimi dhe kultura, e treta zhvillimi ekonomik i komunave, pika e katërt përfshin kujdesin për mesin dhe publikun, ndërsa e pesta – investime në sport dhe turizëm lokal.

“Të çlirohen komunat (luftë kundër korrupsionit, mafisë urbane, presionit politik dhe diktaturës) – të gjitha të dhënat flasin se komunat shqiptare nuk kanë mundur të prosperojnë pikërisht për shkak të dozës së madhe të korrupsionit dhe prirjes së zaptimit të pronës publike për përfitime personale, që ka pamundësuar realizimin e shumë projekteve të rëndë- sishme infrastrukturore. Prandaj ne jemi të bindur se vetëm nëse ndalet uzurpimi i pronës publike, korrupsioni, ryshfeti dhe abuzimi me detyrën zyrtare, në komunat shqiptare do të krijohet klimë e favorshme për të pasur mirëqenie dhe që qytetarët të mos e vuajnë për gjërat minimale për jetë”, thuhet në Programin zgjedhor të Lëvizjes BESA.
Sa i përket arsimit dhe kulturës, BESA premton të rrisë cilësinë në mësimdhënie, të ndalojë mësimin në dy ndërrime dhe ndaljen e menjëhershme të nepotizmit gjatë punësimit nëpër shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !