Bilall Kasami drejt Sllovenisë, ja misioni

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për Tetovën, Bilall Kasami ka udhëtuar drejt Sllovenisë, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Amir Elezi.

Kasami dhe Elezi siç dihet janë duke bashkëpunuar me ekspertë slloven për të realizuar projektin “Korabi 2025” për zhvillimin e vendbanimeve shqiptare.

Ky projekt parasheh investime qindramilionëshe në komunat e Maqedonisë me shumicë shqiptare, kurse fokusi i tij është shfrytëzimi i pasurive të shumta natyrore

Ekspertët sllovenë kanë përgatitur këtë projekt me kërkesë të Lëvizjes Besa, pasi kanë vërejtur se pasuritë natyrore dhe potenciali turistik që kanë komunat shqiptare në Maqedoni është i njëjtë me potencialet turistike të Sllovenisë, vend i cili prej turizmit përfiton miliarda euro për ;do vit.

Me realizimin e këtij projekti parashihen edhe mijëra punësime në komunat ku ai do të realizohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !