A e dini pse shumica e aeroplanëve janë me ngjyrë të bardhë?

Sigurisht që ju e keni vërejtur se shumica e aeroplanëve janë të ngjyrosur me ngjyrë të bardhë.

Nëse mendoni për këtë, ju nuk mund të mos pyesni përse aviokompanitë në mbarë botën konsumojnë mbi 250 litra të ngjyrës së bardhë, vetëm për një aeroplan.

Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanët ngjyrosen me të bardhë ose ngjyrë tjetër të lehtë në mënyrë që të “refuzojnë” diellin, më saktësisht për të shmangur rrezatimin e tepruar.

Ekspertët thonë se ngjyra e bardhë në aeroplan shihet më mirë si një “krem kundër diellit”.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, ngjyra e bardhë është mjaft e sigurt sepse pjesët e materialeve plastike nuk mund të dëmtohen lehtësisht.

Kjo nuk do të thotë se aeroplanët e ngjyrave të tjera janë më pak të sigurt. Problemi i vetëm është se ngjyra e tyre do të oksidohet më shpejt se e bardha, e cila paraqet një kosto të re për linjat ajrore. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !