Turkish Airlines do të blejë 40 avionë të ri Boeing 787

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines sot ka njoftuar se do të blejë 40 avionë të ri Boeing 787-9 Dreamliner, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e kompanisë theksohet se vendimi për blerjen e avionëve të rinj të pasagjerëve kompanisë Boeing është sjellë në kuadër të përgatitjeve për zgjerimin e kapaciteteve të Turkish Airlines, pas hapjes së aeroportit të tretë në Stamboll i cili është në ndërtim e sipër.

Drejtori i Turkish Airlines, Ilker Ayci, tha se kompania ka në plan të investojë 1 miliard dollarë në zgjerimin e kapaciteteve për të përmirësuar shërbimet.

Zëvendësdrejtori i Boeing, Ray Conner, tha se kompania ishte e kënaqur me negociatat që ishin në përputhje me planin e tyre të zgjerimit në tregun turk.

Në Njoftim më tej theksohet se marrëveshja për blerjen e avionëve të rinj duhet të përfundojë deri në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR !